Barcelona rikthehet në “Camp Nou”-n e ri me një fitore me poker ndaj Bilbaos
Barcelona ka bërë një rikthim spektakaloar në “Camp Nou”-n e rinovuar me një fitore bindëse 4-0 ndaj Athletic Bilbaos, në ndeshjen e javës së 13-të të kampionatit spanjoll.
Katalanasit zhbllokuan sfidën shumë shpejt, me Robert Lewandowskin që gjeti rrjetën në minutën e 4-të. Ferran Torres dyfishoi avantazhin në shtesën e pjesës së parë dhe vulosi dopietën e tij në minutën e 90-të. Mes dy golave të tij, Fermin Lopez realizoi golin e tretë në minutën e 48-të, duke mbyllur llogaritë që në fillim të pjesës së dytë.
Në pritje të rezultatit të Real Madridit, skuadra e Hansi Flick ngjitet përkohësisht në krye të renditjes, me të njëjtin numër pikësh si formacioni i Xabi Alonsos.
Në ndeshjen tjetër të ditës, Celta Vigo merr një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur 1-0 Alavésin. Golin e vetëm të takimit e shënoi Iago Aspas në minutën e 55-të, nga pika e bardhë.
KOHA JONË SONDAZH

