Barcelona rikthehet në garë për Fisnik Asllanin, ka oferta edhe nga Dortmund dhe Tottenham

Transferimi i Fisnik Asllanit te RB Leipzig dështoi në momentet e fundit, por e ardhmja e sulmuesit të Kosovës mbetet një nga çështjet më të diskutuara në merkaton e kësaj vere.

Asllani ishte shumë pranë kalimit te Leipzig, me marrëveshjen që pritej të formalizohej vetëm me firmën në kontratë. Megjithatë, sipas raportimeve të mediave gjermane, futbollisti nuk arriti të kalonte me sukses testet mjekësore, duke bërë që transferimi të mos konkretizohej. Për pasojë, 24-vjeçari u rikthye te Hoffenheim, klub që zotëron kartonin e tij.

Por qëndrimi në Hoffenheim mund të jetë vetëm i përkohshëm. Interesimi për Asllanin nuk është shuar dhe në skenë ka dalë sërish një prej klubeve më të mëdha të Evropës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas raportimeve nga Spanja, Barcelona ka rikthyer në listën e saj emrin e sulmuesit kosovar. Katalanasit janë në kërkim të një alternative për repartin ofensiv dhe, me transferimin e Julian Alvarez që shihet si një operacion shumë i vështirë, Asllani po konsiderohet si një tjetër opsion.

Swiss Digital Mobile Reklama

Barcelona nuk e ka për herë të parë në radar sulmuesin dardan. Klubi katalanas kishte shfaqur më herët interes të fortë për të dhe palët kishin qenë pranë një marrëveshjeje. Dështimi i transferimit te Leipzig ka bërë që kjo pistë të rihapet.

Megjithatë, Barcelona nuk është e vetme në garë. Për Asllanin interesim kanë shfaqur edhe Borussia Dortmund dhe Tottenham Hotspur, dy klube që e kanë ndjekur prej kohësh situatën e sulmuesit.

Në anën tjetër, Hoffenheim ndodhet në një pozicion të favorshëm në negociata. Asllani ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2029, ndërsa vlera e kartonit të tij në treg raportohet rreth 35 milionë euro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?