Barcelona rikthen zyrtarisht Coutinhon, transferon edhe mesfushorin e Liverpoolit

Në pritje të zhvillimeve të situatës së Lionel Messit, Barcelona nuk qëndron në vend dhe lëviz në merkato. Trajneri Koeman ka ide të qarta për skuadrën që do të ketë në dispozicion, me apo pa argjentinasin. Lëvizja e parë është rikthimi i Phelippe Coutinhos nga skuadra e Bayernit, që tashmë është bërë zyrtar.

Skuadra bavareze, siç dihet prej kohësh nuk ka aktivizuar klauzolën e blerjes së kartonit të plotë, duke bërë që tashmë braziliani të rikthehet sërish në “Camp Nou”, por me ndryshimin që këtë herë do të ketë shumë më tepër hapësira për të.

Blaugranët nuk ndalen me kaq, pasi janë shumë pranë blerjes edhe të mesfushorit Georginio Wijnaldum. Holandezi është një nga dëshirat e mëdha të trajnerit Koeman. Holandez sipas “De Telegraaf” do të firmos shumë shpejt për katalanasit për tri sezone, ndërkohë që për Liverpoolin do të shkojnë 15-20 milionë euro.

Dy lëvizje të shpejta që të lënë të kuptosh se strategjia e merkatos së Koeman është e menduar deri në detaje. Do të ketë shumë afrime të tjera, por sigurisht të shoqëruar edhe nga largimet e veteranëve që janë në listën e “zezë”. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP