Barcelona rrezikon dënim të rëndë nga UEFA, ka shkelur rregullat e Fair Play Financiar

Barcelona mund të marrë një dënim të rëndë nga UEFA për shkelje të rregullave të Fair Play Financiar. Sipas raportimeve të “The Times”, organi mbikëqyrës i UEFA-s për kontrollin financiar të klubeve (CFCB) është duke shqyrtuar mundësinë e vendosjes së një mase disiplinore më të ashpër ndaj klubit katalanas, që mund të përfshijë edhe një penalizim në fazën e grupeve të edicionit të ardhshëm të Champions League.

Çfarë e rëndon situatën për Barcelonën është recidiva: klubi i drejtuar nga Joan Laporta kishte shkelur më parë rregulloret e CFCB-së, duke raportuar gabimisht të ardhurat, gjë që solli një gjobë prej 500 mijë eurosh. Klubi katalanas kishte bërë ankesë në Tetor në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (TAS), por e humbi çështjen, me gjykatën që e quajti sanksionin si “relativisht të lehtë”.

Në arsyetimin e vendimit të TAS, CFCB theksonte: “Nëse Barcelona do të shkelë sërish rregullat gjatë monitorimit për sezonin 2023/24, do të konsiderohet rast i përsëritur dhe do të përballet me një masë disiplinore më të ashpër”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo ka rritur ndjeshëm shqetësimin në radhët e klubit dhe tifozëve.Në rrezik nuk është vetëm Barcelona. Edhe klube të tjera si Aston Villa dhe Chelsea janë nën vëzhgim për tejkalimin e kufirit të lejuar të humbjeve – që është 60 milionë euro në një periudhë trevjeçare – por ndryshe nga Barcelona, këto klube janë në shkeljen e tyre të parë, çka nënkupton ndëshkime më të lehta si gjoba ose kufizime në merkato. Për Barcelonën, megjithatë, çdo penalizim në Champions do të ishte një goditje e rëndë si nga ana sportive dhe financiare.

Swiss Digital Mobile Reklama
Barcelona rrezikon dënim të rëndë nga UEFA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?