Barcelona shkatërron Romën, kualifikohen edhe Bajern dhe Zenit
Barcelona shkatërron Romën dhe avancon më tej. Kalojnë gjithashtu edhe Bajerni e Zenit, ndërsa më parë kualifikimit është Çelsi. Luis Suarez me një dopietë dhe një gol i Leo Mesit i dhanë fitoren e shpejtë Barcelonës, ndaj Romës në Kamp Nou, duke kampionët në fuqi të Champions League në turin tjetër të këtij kompeticioni. Pique dhe Messi shënuan në goleadë, edhe në pjesën e dytë, ndërsa Roma shënoi në fund golin e nderit, 6-1. Bajer Leverkusen nuk shkoi më tepër se barazimi ndaj Bate Borisov në Bjellorusi, dhe duhet të presë ndeshjen e fundit për kualifikimin, pasi ka pesë pikë, aq sa edhe Roma. E lehtë ka qenë fitorja edhe për Bajern Mynih që shkatërroi Olimpiakos në fushën e vet, duke shkuar po ashtu më tej, para se të luhen ndeshjet e fundit në grupe. Levandovski, Muller dhe Costa shënuan tre gola që në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë Bajern mbeti me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Badstuber. Arsenali fitoi me Dinamo Zagreb, por për vendin e dytë duhet të presë edhe ndeshjen fundit, me pak shpresë se mund të kalojë grekët, që kanë tre pikë më shumë. Makabi Tel Aviv ishte pa shpresë dhe Çelsi me Cahill shënoi që në 20’. Izrealitët mbetën me 10 lojtarë në fund të pjesës së parë, ndërsa Blutë me këtë fitore janë pranë kualifikimit. Porto nga ana e saj ishte më komode në krye të grupit G, por i duhej të shmangte humbjen ndaj Dinamo Kiev. Zenit fitoi 2-0 me Valencian në Grupin H dhe shënoi fitoren e pestë radhazi, ndërsa ekipit rus i duhej një pikë për të avancuar më tej. Spanjollët do të presin ndeshjen e fundit, pasi janë në garë me Gent të Belgjikës për vendin e dytë, ndërsa Lion ka dalë jashtë loje.
Champions League-Sot
Grupi E
BATE – Bayer L. 1-1
Barcelona – Roma 6-1
Grupi F
Arsenal – Dinamo Z. 3-0
Bayern M. – Olimpiakos 4-0
Grupi G
Porto – Dinamo K. 0-2
Maccabi T. – Chelsea 0-4
Grupi H
Zenit – Valencia 2-0
Lion – Gent 1-2
Të mërkurën (ora 20:45)
Grupi A
Malmoe – PSG
Shakhtar D. – Real M.
Grupi B
18:00 CSKA M. – Volfsburg
Manchester U. – PSV
Grupi C
16:00 Astana – Benfika
Atletico M. – Gallatasarai
Grupi D
Borusia M. -Sevilla
Juve – Manchester C.
KOHA JONË SONDAZH

