Barcelona shkatërron Valladolid, Lewandowski sërish shënon dopietë (VIDEO)

Barcelona vijon ecurinë shumë pozitive në kampionat, duke marrë një sukses të thjeshtë 4-0 në shtëpi ndaj Valladolid. Skuadra e Xavit e zgjidhi sfidën që në fraksionin e parë, duke shënuar dy gola

Lewandowski do të zhbllokonte rezultatin në minutën e 24-t, pas një asisti nga Raphinha, ndërkohë që në fundin e fraksionit të parë do të ishte Pedri që do të dyfishonte rezultatin.

Në minutën e 64-t, pas një kundërsulmi të shpejt, Dembele shërben në zonë për Lewandowski, i cili me një prekje të lehtë e dërgon në cepin tjetër të portës. Ky ishte dygolëshi i sytë për polakun me fanellën e blaugranëve, pas dy golave ndaj Real Sociedad.

Në kohën shtesë, Sergi Roberto shënoi dhe golin e katërt për Barcelonën, që ka realizuar 8 gola në dy ndeshjet e fundit./R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP