Barcelona triumfon me vuajtje ndaj Almerias, Sergi Roberto shënon golin e fitores (VIDEO)

Barcelona është rikthyer te fitorja në La Liga dhe këtë e ka bërë ndaj Almerias. Megjithatë, skuadra e Xavit sërish nuk ka bindur pasi përballë vendit të fundit ka arritur të fitojë me rezultatin e ngushtë 3-2.

Pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1 me Raphina-n që shënoi i pari për Barçën, ndërsa Leo Baptistao barazoi shifrat. Në pjesën e dytë, katalanasit kaluan në avantazh me Roberton dhe u krijua ideja se gjithçka u mbyllur, por Almeria gjeti forca dhe barazoi rezultatin me anë të Gonzalez.

Në fund ishte sërish Sergio Roberto ai që i shënoi golin e fitores për Barcelonën. Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 38 pikëve, pas Realit dhe Girona-s kryesuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

VIDEO

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?