Barcelona voton për presidentin e ri, Bartomeu-Laporta kokë më kokë
Pas suksesit në fushën e lojës ku Barcelona e mbylli sezonin me tre trofe, erdhi edhe dita që klubi të mësojë emrin e presidentit që do ta drejtojë për 6 vitet e ardhshme. Të Shtunën që në orët e para të mëngjesit, të gjithë aksionerët u janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur njërin mes 4 emrave Josep Maria Bartomeu, Agusti Benedito, Toni Freixa e Joan Laporta. Është Josep Maria Bartomeu ai që shpreson në një mandat shtesë pasi mori detyrën me dorëhqjen e Rosell përe çështjen Neymar ku edhe vetë ai presonalisht mbetet një prej të akuzuarve për evazion fiskal. Në sytë e shumë aksionerëve ai mbetet një njeri i suksesshëm, prandaj Laporta do ta ketë shumë të vështirë për ta konkurruar në këtë garë, nga e cila dëshiron të dalë i fituar për të rikthyer edhe një herë shkëlqimin në aspektin menaxherial.Kritika ndaj drejtuesve aktualë janë adresuar edhe nga kandidati tjetër Agusti Benedito. Gjithsesi, askush nuk mund të japë një mendim të sigurt për emrin e fituesit sepse Bartomeu mbështetet fort te faktet dhe ato flasin qartë, ai ka arritur të rikthejë skuadrën në nivelet më të larta, pavarësisht zërave kritikë. Në krahun tjetër, Laporta ka bërë një premtim bombastik, atë të afrimit të mesfushorit Paul Pogba, por ndoshta edhe rikthimin e Pep Guardiolas në stolin katalanas. Një tjetër premtim i ish presidentit është edhe prishja e kontratës me gjiganqin Qatar Airways për të rikthyer në fanellë logon e UNICEF-it. Sipas sondazheve të fundit, Bartomeu kryeson me 31 %, i ndjekur nga Laporta me 3 % më pak. Votimi po zhvillohet në disa pjesë të stadiumit “Camp Nou” ku 109.637 anëtarë të moshës mbi 18 vjeç kanë të drejtë vote.
KOHA JONË SONDAZH

