Barcelona zyrtarizon goditjen e parë në merkato për sezonin e ardhshëm

Eric Garcia mund të quhet përfundimisht si afrimi i parë i Barcelonës në sezonin e ardhshëm. Pas shumë negociatash me Manchester Cityn, klubi katalanas nuk arrti ta blejë në verën e shkuar mbrojtësin, por e merr tashmë falas, pa asnjë detyrim ndaj anglezëve.

Mundo Deportivo raporton se është përfunduar çdo detaj për kontratën e mbrojtësit 19-vjeçar, madje edhe koha e zyrtarizimit. Nga ajo që bëhet me dije, Garcia kërkon të qartësojë të ardhmen e tij nisjes së Kampionatit Europian.

Skuadra katalanase do zyrtarizojë afrimin e Garcias, direkt pas finales së Champions League, që Manchester City e diskuton me Chelsea-n në fund të muajit. Ylli i kombëtares së Spanjës do firmosë kontratë për 5 vite me Barcelonën.

SHKARKO APP