Barleti Volej, fituese e Kupës së Shqipërisë

Barleti Volej shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë në volejbollin e femrave. Universitaret e trajnerit Hasan Gurabardhi, pas një viti me suksese në 2014, ku fituan plot 4 trofe , edhe atë të titullit kampion, e nisin edhe vitin 2015 me triumfin në Kupë, duke ju dhënë një mesazh të qartë gjithë rivaleve edhe për të ardhmen.  Në finalen e luajtur në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit, Barleti Voley mposhti 3-0 me sete skuadrën e Tiranës. Vajzat bardheblu nuk mundën t'i bënin ballë ekipit të trajnerit Gurabardhi. Edhe pse finalja nisi me rivalitet dhe e ekuilibruar, falë edhe mbështetjes së tifozëve më të shumtë në numër në shkallët e Pallatit të Sportit, vajzat e Barleti Volej në gjysmën e dytë i futën një tjetër marsh duke e fituar setin e parë me diferencë 25-19. Në setin e dytë Barleti Volej fitoi 25-22 dhe në setin e tretë 25-21, duke u shpallur fitues i kupës. Pas finales së volejbollit të femrave, rradhën në Kupën e Shqipërisë e kanë meshkujt, me dy sfidat gjysmëfinale Studenti – Teuta dhe Tirana – Farka Voley, që do të luhen gjatë ditës së sotme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?