Barrella dhe Sensi janë kthyer në liderë, Inter zbuloi dy yje ndaj Barcelonës

Sikur të ishte provimi i diplomimit, ata do të ishin kthyer në shtëpi me fletë lavdërimi. Inter u kthye nga Barcelona ende i zemëruar për humbjen, por gjatë fluturimit për në Milano mori një konfirmim të rëndësishëm.

 

Nicolo Barella dhe Stefano Sensi janë gati të hapin një kapitull të ri në historinë e zikaltërve. Nicolò dhe Stefano nuk kanë befasuar, por kanë konfirmuar vlerat e tyre ndaj katalanasve.

Lojë me kualitet dhe personalitet, të kombinuar me dinamizëm te Barella dhe Sensi, të cilët për një orë vendosën në krizë një skuadër si Barcelona. Ata vendosën në vështirë futbollist të klasit Arthur, Busquets dhe De Jong. E diela do të jetë e njëjta, Sensi dhe Barella do të sfidojnë Juventusin, sypatrembur ndaj kampionëve që dominojnë prej vitesh në Itali. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP