Bartomeu: Kemi biseduar me Interin për Lautaron, por negociatat janë ndërprerë!

Të martën e kaluar skadoi klauzola që lejonte largimin e Lautaro Martinezit për largimin nga Interit. Tashmë Barcelona duhet të negociojë vetëm me klubin zikaltër nëse ka interes për blerjen e bomberit.

“Disa javë më parë biseduam me Interin për Lautaron, por tashmë negociatat janë ndërprerë. Jemi në fazë studimi”, është shprehur Bartomeu për “TV3”.

Numri një i spanjollëve megjithatë nuk shqetësohet: “Merkato do të jetë shumë e veçantë, klubet do të kufizohen nga problemet ekonomike që sjell pandemia, por gjithmonë do të jemi protagonist në transferimet”.

Barcelona është gati që të investojë plotë 90 milionë euro për Lautaro Martinez, ndërkohë që për futbollistin ka parashikuar një kontratë prej 60 milionë eurosh për 5 vite. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP