
Partnerja e futbollistit të Chelsea-t, Marc Cucurella, Claudia Rodriguez, ka treguar se ishte pranë aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë, ku sipas raportimit kanë humbur jetën 68 persona.
Rodriguez po udhëtonte me tren drejt Malagës, por udhëtimi i saj u ndërpre pasi pasagjerët u informuan për një incident të rëndë në linjën hekurudhore. Treni me të cilin ajo udhëtonte ndodhej pas atij që u përfshi në përplasjen tragjike.
“Jam mirë. Treni ku unë udhëtoja ishte pas atij që u përplas. Po udhëtoja drejt Malagës, por në një moment na njoftuan se kishte ndodhur diçka e rëndë dhe na u desh të ktheheshim në Madrid”, ka deklaruar Claudia Rodriguez.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në Spanjë, ndërsa dëshmia e partneres së futbollistit ka tërhequr vëmendjen për faktin se ajo ndodhej në të njëjtën linjë hekurudhore në momentin e aksidentit.