Besiktasi vendos të largojë të gjithë lojtarët e huaj, mes tyre dhe Muçin

Besiktas ka vendosur që të largojë të gjithë lojtarët e huaj. Kriza financiare që ka kapur skuadrën ku militon edhe Ernest Muçi ka detyruar drejtuesit që të njoftojnë të gjithë lojtarët se do të dëgjojnë oferta për secilin prej tyre gjatë muajit janar.

Sipas medieve turke në shitje do të jenë të gjithë lojtarët e huaj në klub duke bërë vetëm një përjashtim. Rafa Silva, i cili konsiderohet si ylli i skuadrës dhe beniamini i tifozëve, nuk është në shitje.

Gjithashtu Besiktasi ka njoftuar se në merkato nuk do të jenë edhe talentet e rinj siç janë Semih dhe Mustafa.

SHKARKO APP