Basketboll/ Eliminatoret e Botërorit, Shqipëria triumfon ndaj Qipros
Sporti E Diel, 23 Shkurt 2020 20:26
Shqipëria e basketbollit për meshkuj fitoi ndaj Qipos, në kuadër të kualifikuesve për Botërorin e vitit 2023.
Kuqezinjtë fituan në parketin e akademisë sportive “Dhimitraq Goga” në Durrës me rezultatin 71-64, pas një përmbysje të bukur në pjesën e tretë dhe të katërt të ndeshjes.
Shqipëria do të fluturojë tashmë në Bjellorusi ku do të ndeshet me ekipin vendas për një ndeshje përcaktuese për fatin e grupit.