Basketboll meshkuj, Tirana fitore heroike ndaj “Golden Eagle” Ylli
Tirana në basketboll për meshkuj tashmë fitoi miqësoren me kosovarët e “Golden Eagle” Ylli, skuadra e ardhur nga Theranda. Skuadra e drejtuar nga Bujar Shehu për të qenë fituese në ndeshje të një niveli të tillë, gjë që deri më tani nuk e ka bërë Vllaznia në Ligën Ballkanike, i duhet të ishte më tepër besim. Duke qenë në një diferencë prej 13 pikësh në epërsi, sidomos në fund të dy pjesëve të para, 50-37, apo dhe më pas 11 pikë diferencë në fillimin e pjesës së tretë, 52-41, bardheblutë e ulin ritmin dhe vëmendjen. Nga kjo, përfitoi kundërshtari, i cili nw radhwt e tij kishte edhe tre basketbollistw amerikanë, Uashington, Uajt e Hamudr. Ekipi kosovar ka barazuar, por dhe në momente të caktuara ka dalë edhe në epërsi. Tirana rikthehet në lojë, sepse Gjonaj si basketbollisti më i mirë i vitit 2014, apo dhe Jani e Vogli, e marrin përdore skuadrën për ta çuar tek koshi. Me trepikësha, por dhe të saktë në gjuajtjet për dy pikë dhe ato të lira, Tirana përsëri në fund të pjesës së tretë është në epërsi 65-63. Edhe gjatë pjesës së katërt është në epërsi, por “Golden Eagle” Ylli barazon në 77-77, por nuk ka më kohë. Ndeshja do kohën shtesë për të caktuar fituesit. Në shtesë, teksa është dhënë dhe një gabim teknik për kosovarët, trajneri i “Golden Eagle” Ylli, Alban Berisha, i pakënaqur me gjykimin, heq amerikanët dhe të gjithë lojtarët e tij më të mirë. Sigurisht që pjesa tjetër e kësaj skuadre nuk mund të ishte e atillë që të rivalizonte Tiranën. Bardheblutë godasin në fund dhe shënojnë një fitore e rëndësishme, 87-81, që do t’i japë më tepër zemër në përgatitjen e pjesës së dytë të kampionatit, por edhe të kthehen tek trofeu më i rëndësishëm që është titulli kampion. “Golden Eagle” Ylli është shoqëruar dhe nga 20 tifozë të saj, nw kwtw ndeshje.
Tirana – Golden Eagle Ylli 87-81
(24-17, 26-20, 15-26, 12-14 / 10-4)
Tirana: Jani (26), Vogli (13), Vaqarri (2), Gjyzeli (11), Gjonaj (33) / Hasani (2), Roshi. Trajner: B. Shehu
Golden Eagle Ylli: Uashington (13), Gashi (6), Uajt (23), Hamudru (8), Zenelaj (12) / Nushi (13), Hysenaj, Fetiu (2), Berisha, Qollaku (4), Kuqi, Hajdari. Trajner: A. Berisha
Gjyqtarë: G. Hoxha, O. Kasmi, E. Tiko (Tiranë)
KOHA JONË SONDAZH

