Basketbolli bashkohet me FSHF-në për ligjin e sponsorizimit: Duhet për të shtuar financimet në sport
Situata e pandemisë së Covid-19 ka prekur edhe sektorin e basketbollit, si çdo fushë tjetër në botë. Nuk mjaftoi ndërprerja e edicionit të shkuar për të cilin u vendos të mbyllej nornalisht në parket, por ka vazhduar mbyllja e cdo palestre dhe impianti deri më sot duke e bërë këtë vepromtari sportive inekzistente. Sekretari i Federatës së Basketbollit, Korab Llazani tregon për situatën.
“Shqetësimi ynë kryesor është indiferenca ndaj kthimit të përgjigjes, qoftë dhe negative nga ministria dhe Komisioni Teknik. Gjendemi përpara një skandali jo vetëm profesional por edhe ndërkombëtar, pasi FIBA ka sjellë datat e aktiviteteve ndërkombëtare por ne nuk kemi as ku përgatitemi jo më të marrim pjesë. Nuk e kuptojmë guximin e hekurt të autoriteteve shëndetësore për të mos kthyer përgjigje. Nuk besojmë se pallatet e sportit në Shqipëri janë vatrat e rrezikshme europiane apo botërore të Covid-19, apo të jemi në Whuan”,-tha ai.
Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, shtoi se janë njëzëri dhe krah me Federatën Shqiptare të Futbollit në kërkesat ndaj qeverisë. ”Ne jemi ndër nismëtarët e kërkesës së ndryshimit të ligjit të sponsorizimit dhe të modernizimit të tij. Të rritet perqindja e të bëhet që ky ligj të funksionojë. Duket sikur gjithçka e merr përsipër futbolli por ky vend nuk ka vetëm futboll dhe sportet e tjera të quhen fiskulturë. Na duhet me doemos që të shtohen financimet në sport dhe të ndryshojnë ligjet që e nxisin këtë gjë”,- tha më tej ai.