Basketbolli i Kosovës, më 1 mars në pritje të njihet ndërkombëtarisht

Fillimi i muajit mars pritet të sjellë një lajm të mirë për sportin dhe veçanërisht për basketbollin e Kosovës. Kreu  i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Eroll Belegu, ka bërë me dije se më 1 mars Federate Kosovare e Basketbollit, pritet të bëhet anëtare e barabartë e shtëpisë më të madhe të basketbollit, FIBA-s. – “Më datë 5 shkurt kemi caktuar një takim me krerët e FIBA-s dhe jemi duke përgatitur gjithë aplikacionin e nevojshëm për aplikim. Shpresoj se do të bëjmë gjatë takimit ose pas takimit. Më datën 1 mars është mbledhja e Bordit Qendror të FIBA-së. Shpresoj fuqimisht se më datën 5 shkurt do ta marrim sinjalin e gjelbër dhe pas aplikacionit do të marrim përgjigje pozitive qysh më datën 1 mars”, ka thënë Belegu për “KosovaPress”. Viti 2014 ka qenë i suksesshëm për sportin e Kosovës, kurse pritet se në vitin 2015 të sjellë shumë suksese, si për pranimin e basketbollit kosovar në arenën ndërkombëtare. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?