Bastet favorizojnë Belgjikën përball Uellsit
Kombëtarja belge hynë si favorite në ndeshjen çerekfinale të “Euro 2016”.
Në plan-programin e sotëm do të luhet një ndeshje e rëndësishme, ajo në mes Belgjikës dhe Uellsit. Të dy kombëtaret do të luajnë fortë për të prerë një biletë për në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.
Megjithatë, kombëtarja e Belgjikës vjen si favorite ndaj Uellsit modest, të cilët mbajnë shpresat vetëm tek ndonjë mrekulli e Gareth Bale apo Aaron Ramseyt.
Pavarësisht tre mungesave të rëndësishme si Dembele, Vertonghen dhe Vermaelen, belgët shihen si favoritë për të kaluar në gjysmëfinale, ku i pret një përballje me Portugalinë, që mundi Poloninë pas penalltive.
KOHA JONË SONDAZH

