Batuta pikante e Glendi Tafaj: Uroj të vijë dita të shkojmë në Botëror, e të mos jemi të thinjur!

Në një moment gazmor gjatë emisionit “Koha e Botërorit”, gazetari sportiv Glendi Tafaj ndau dëshirën e tij që një ditë shqiptarët të mbështesin vetëm Kombëtaren shqiptare në një Kampionat Botëror.

I ftuar në emisionin e moderuar nga Rozalb Lika, Tafaj u shpreh se shpreson që kjo ditë të vijë sa më shpejt, duke theksuar se për shumë vite shqiptarët janë identifikuar si tifozë të kombëtareve të tjera.

“Uroj që të vijë dita, madje sa më shpejt, që të mos jemi të gjithë me fanella të ndryshme, por të shohim një Botëror me fanellën tonë. Për vite me radhë kemi pyetur njëri-tjetrin: ti je me Italinë, ti me Gjermaninë, ti me Brazilin. Duhet të vijë momenti që të jemi tifozë vetëm me Shqipërinë,” tha Tafaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me batuta, ai komentoi edhe mënyrën se si shumë tifozë shqiptarë identifikohen me kombëtare të huaja.

Swiss Digital Mobile Reklama

“‘Ne gjermanët e kemi sot’, ‘ne italianët’, apo ‘ne brazilianët’… Kush jeni ju gjermanë? Je tifoz i Gjermanisë, në rregull, por nuk je gjerman. Edhe me Brazilin, je tifoz i Brazilit, por nuk do të thotë se je brazilian,” u shpreh ai me humor.

Në fund, Tafaj kujtoi atmosferën e krijuar gjatë pjesëmarrjes së Shqipërisë në Kampionatin Europian, duke shpresuar që së shpejti shqiptarët të përjetojnë edhe emocionin e një Botërori.

“Botërori është shumë më i vështirë për skuadrat europiane, por uroj që ai moment të vijë sa më shpejt. Shpresoj që kur të ndodhë të mos jemi me mjekër të bardhë, flokë të thinjura e të plakur, por ta përjetojmë sa jemi ende me fuqi për ta shijuar atë ndeshje,” përfundoi gazetari sportiv.

Emisioni i plotë:

A po favorizohet Argjentina? Glendi dhe Ajeda “zbërthejnë” çerekfinalet spektakolare të Botërorit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?