Bayern bëri blerjen më të goditur në verë, ndër 10 më të mirat e Europës

 

Merkatoja e verës ishte një nga më të “nxehtat” në Europë, me miliona Euro të shpenzuara dhe qindra futbollistë që ndërruan skuadër. Blerjet më të shtrenjta nuk është se kanë rezultuar ato si më të goditurat. 10 transferimet që kanë spikatur më shumë në këtë fillim sezoni janë: Në vendin e 10-të, Jeison Murrillo, kolumbiani 23-vjeçar që kaloi nga Granada te Inter për vetëm 8 milionë Euro, por në vetëm pak kohë i ka dhënë një tjetër dimension mbrojtjes së skuadrës zikaltër. Në vendin e 9-të gjendet Raheem Sterling, i cili i kushtoi arkave të Manchester City plot 49 milionë Paund dhe përkrah emrave të tillë si Aguero dhe Silva po tregon të gjithë klasin e tij. Vendi i 8-të i takon egjiptianit të Romës, Mohamedd Salah. Verdhekuqët e kanë huazuar 23-vjeçarin nga Chelsea dhe në ndeshjet e para të sezonit ish lojtari i Fiorentinës ka shfaqur gjithë potencialin e tij. Dëmtimi ndaj Lazios, për Salah do të thotë se do të mungojë për 4 deri në 6 javë dhe mund t’i kushtojë shumë Romës. Në vendin e 7-të ndodhet një tjetër futbollist që është bashkuar me një skuadër të Serisë A, pikërisht kroati Nikola Kalinic që kaloi nga Dnipro te Fiorentina dhe që me golat e tij po mban vjollcët në krye të klasifikimit.  Vendi i 6-të i përket një 20-vjeçari, Julian Wiegl që u transferua nga Munich 1860 te Borussia e Dortmundit për vetëm 2.5 milionë Euro dhe me ardhjen e trajnerit Thomas Tuchel ka arritur të fitojë një vend në mesfushën e verdhezinjve. Manchester United shpenzoi shifra marramendëse por Anthony Martial po tregon se mund të shndërrohet në një Thierry Henry, dhe renditet në vend të 5-të.  Futbolli nuk njeh moshë dhe Dirk Kuyt, 36-vjeç, me eksperiencën e tij po ndihmon Feynoord të rivalizojë me Ajax dhe PSV-në në garën për titullin kampion në Holandë. Pozicionohet në vendin e 4-ët. Një blerje e goditur vetëm kështu mund të përkufizohet kalimi i Peter Cech nga Chelsea te Arsenali. Me çekun, topçinjtë kanë fituar sigurinë në portë dhe janë në valle për titullin. Me meritë ai konsiderohet si blerja e tretë më e mirë deri në këtë fazë të sezonit. Vendi i dytë i takon një braziliani pikërisht Allan të Napolit, që u ble me 15 milionë Euro dhe në vetëm pak kohë ka ridimensinuar mesfushën e kësaj skuadre. Vendi i parë nuk mund të shkonte për askënd tjetër veç  Douglas Costa, braziliani i Bayern që është pa diskutim goditja më e mirë e merkatos së verës. Klas, shpejtësi, asiste dhe gola. Costa ka bërë që në skuadrën e tij  tifozët e Bayernit ta kenë harruar francezin Franck Ribery, edhe pse u derdhën 30 milionë Euro për një lojtar si. Po Bayern tani i duken shumë pak.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?