Bayern i mbyll derën Real Madridit: Olise nuk është në shitje!

Spekulimet për një transferim të bujshëm të verës kanë marrë një përgjigje të prerë nga drejtuesit e Bayern Munich. Pas zërave që lidhin Real Madrid me një ofertë rekord prej 150 milionë eurosh për Michael Olise, presidenti i klubit bavarez ka bërë të qartë se lojtari nuk është në treg.

Gjatë fushatës së tij për rizgjedhjen në krye të Real Madridit, Florentino Pérez deklaroi se do të paraqiste një ofertë të jashtëzakonshme për një futbollist që aktivizohet në Ligën e Kampionëve, pa zbuluar identitetin e tij.

Mediat spanjolle dhe gjermane raportuan se objektivi i madrilenëve është Michael Olise, një nga lojtarët më të spikatur të Bayernit. Megjithatë, reagimi nga Mynihu nuk vonoi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti i Bayernit, Herbert Hainer, theksoi se klubi nuk ka ndërmend të dëgjojë oferta për sulmuesin francez.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nëse Florentino Perez dëshiron të bëjë një ofertë për Olise, mund ta kursejë atë përpjekje. Deri tani nuk kemi marrë asnjë ofertë dhe nuk ka nevojë për një të tillë. Michael Olise është lojtar i Bayern Munich dhe ka kontratë afatgjatë me klubin. Ne nuk jemi një skuadër që shet lojtarët e saj”, deklaroi Hainer për mediat gjermane.

Pavarësisht interesimit të raportuar nga Real Madridi, qëndrimi i Bayernit duket i qartë: Olise konsiderohet pjesë e projektit afatgjatë të klubit dhe largimi i tij nuk është në planet e drejtuesve bavarezë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?