Bayern i mbyll derën Real Madridit për Olise, Hainer: Mos e humbni kohën, nuk është në shitje!

Real Madridi vazhdon ta ketë në radar sulmuesin francez Michael Olise, i cili po shkëlqen me paraqitjet e tij në Kupën e Botës 2026, por Bayern Munich nuk ka ndërmend të heqë dorë nga një prej yjeve të skuadrës.

Sipas mediave spanjolle, presidenti i Bayern Munich, Herbert Hainer, zhvilloi së fundmi një takim në Madrid me homologun e tij të Real Madridit, Florentino Pérez. Gjatë bisedës, mes temave të diskutuara ishte edhe e ardhmja e Olise.

Hainer ka qenë i prerë në qëndrimin e tij, duke i bërë të qartë drejtuesit madrilen se lojtari nuk është në shitje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“I thashë Florentinos të mos e humbasë kohën. Olise nuk është në shitje dhe ne nuk do ta shesim”, citohet të ketë deklaruar presidenti i klubit bavarez.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, e përditshmja spanjolle “AS” raporton se drejtuesit e Bayern janë të vetëdijshëm se situata mund të ndryshojë në javët e ardhshme, nëse vetë futbollisti shpreh dëshirën për t’u larguar gjatë kësaj vere.

Sipas raportimeve, pas përfundimit të Kupës së Botës, Olise pritet të zhvillojë një takim me drejtuesit e Bayern Munich për të diskutuar të ardhmen e tij. Për shërbimet e francezit interesohen dy klube të mëdha, ndërsa aktualisht Real Madridi konsiderohet kandidati më i fortë për ta transferuar.

Paraqitjet mbresëlënëse të Olise në Botëror kanë rritur ndjeshëm vlerën e tij në treg, duke zgjuar interesin e disa prej klubeve më të mëdha evropiane. Në Madrid besojnë se 23-vjeçari është një nga objektivat kryesorë për të përforcuar repartin ofensiv në sezonin e ardhshëm.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?