Bayern kalon i pari, Dortmund dhe Inter presin mbrëmjen

Bayern Munchen është skuadra e parë që siguroi matematikisht kalimin për ne fazën tjetër të botërorit të klubeve. Kampionët e Gjermanisë mposhtën 2-1 Boca Juniors në një ndeshje shumë të bukur e me shumë raste.

Fitore të rëndësishme në grupin C mori dhe Benfica që shënoi 6 gola në portën e modestëve të Auckland City. Me katër pikë, Benfica mban vendin e dytë pas Bayern dhe kualifikimi do të vendoset në ndeshjet e treta.

Fitoren e dytë në këtë botëror e shijoi dhe skuadra e Flamengos që mundi me përmbysje Chelsea-n duke prekur gjithashtu kualifikimin për më tej. Edhe pse blutë e Londrës kaluan të parët në avantazh me golin e Pedro Netos, brazilianët shëmuan tre herë me anë të Bruno Henrique, Danilo e Wallace Yan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasditen e kësaj të shtune do të jetë radha e Dortmund dhe Inter për të zbritur në fushë. Në orën 18:00 verdhezinjët do të përballen me Mamelodi Sundowns, ndërkohë në orën 21:00 Inter do matë forcat me Urawa Reds. Në mesnatë Fluminese do të ndeshet me Ulsan, ndërsa mëngjesin e së dielës, në orën 03:00 do të jetë sfida mes River Plate dhe Monterrey.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?