Bayern kërkon “përmbysjen” e madhe, Lahm: Jam gati për Porton!

Të martën dhe të mërkurën luhen ndeshjen e kthimit çerekfinale të Champions League. Tre ekipet e mëdha të kontinentit, Barcelona, Juventus e Real Madrid shënuan rezultate pozitive në takimet e para, përballë kundërshtarëve të tyre dhe shihen favoritë për të kaluar më tej. E vetmja skuadër pretendente që rrezikon eliminimin pasi i duhet të përmbysë humbjen e kaluar, 1-3 me Porton, është   Bayern  Mynich, që në vigjilje të përballjes së dytë me portugezët i gëzohet një rikthimi të bujshëm.  

Philipp Lahm ndihet gati dhe në formë për të udhëhequr skuadrën e tij në çerekfinalen e kthimit me Porton në Champions League. Kapiteni i Bayernit të Mynihut ishte i pranishëm në disfatën 3-1 në Dragao, por për shkak të problemeve me stomakun nuk mundi të luante të shtunën kundër Hoffenheim. Lahm. Pas ndeshjes  së fundjavës , ai jo vetëm që e ka marrë veten, por është optimist se bavarezët do të jenë në gjendje të përmbysin disavantazhin me Porton për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale.  – “Ndihem mirë, kështu që do të luaj. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne. Nuk do ta kemi aspak të lehtë, por falë mbështetjes së tifozëve do të luftojmë deri në fund. Do të bëjmë çdo gjë për të arritur kualifikimin dhe një gol që në fillim do të ishte perfekt”.  Lahm ndërkohë kthen kokën pas, teksa kundërshton ata që mendojnë se Bayerni e mori lehtë ndeshjen e parë.  – “Nuk e nënvlerësuam Porton, por për fat të keq u gjendëm shumë shpejt në disavantazh 2-0 dhe nga ky moment takimi për ne u komplikua”. Dy lojtarët kryesorë të Bayern, Robben e Ribery munguan në Porto dhe do të mungojnë sërish në ndeshjen e kthimit, megjithatë bavarezët besojnë se mund ta përmbysin humbjen.

Sakaq, Barça me fitoren 3-1 në Paris, ndonëse ekipit francez i rikthehet Zlatan Ibrahimoviç, e ndjen vetën të sigurtë për kualifikimin. Luis Suarez është në formë të shkëlqyer dhe shpërthimet e Messi e Neymar,  e bëjnë Barcelonës favorite jo vetëm për të avancuar më tej, por për të ngritur lart trofeun Champions.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reali i Madridit do të ndeshet me finalisten e sezonit të kaluar, Atletico, por me avantazh fushën, pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë.  Juventus shënoi me një 11-metërsh ndaj Monacos, dhe fitoi 1-0, por i duhet të ruajë në ndeshjen e kthimit epërsinë e këtij goli që të arrijë gjysmëfinalet.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Champions League – Çerekfinalet

Ndeshjet e kthimit – 21 prill

20:45 Barcelona – PSG                (3-1)

20:45 Bayern M.  – Porto              (1-3)     

22 prill

0:45 Monaco – Juventus               (0-1)

20:45 Real M.  – Atletico M.          (0-0)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?