Bayern Munich 25-herë kampion, Pep Guardiola kërkon tripletë trofesh
Nuk kishte dyshime, që Bayer do të shpallej kampion , që pas fillimit të fazës së dytë. Por Bayern Munich fitoi matematikisht në fundjavë titullin kampion, kjo falë edhe humbjes së ndjekësit më të afërt, Vulsburgut, 1-0, në fushë të Borusia Monchengladbach. Një ditë më parë, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola fitoi 1-0 me Hertha Berlinit. Ky ishte titulli i 25-të në historinë e kampionatit gjerman për Bayern. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ndodhet edhe në gjysmëfinale të Champions League dhe në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë. Dy vite më parë Bayern i mori të tre trofetë, kur ishte një trajner tjetër, Jupkens. Tashmë, pas dy sezonesh edhe Pep mund të përsërisë tripletën e madhe, çka në kampin bavaraz kanë nisur të besojnë mbi një tjetër sukses të trefishtë
KOHA JONË SONDAZH

