Bayern Munich, dëmtohet Pavard, Champions League në rrezik
Një lajm aspak i këndshëm vjen nga shtëpia e Bayern Munich ku Benjamin Pavard, një nga lojtarët më të spikatur të sezonit, ka pësuar një dëmtim të rëndë që mund ta lë jashtë fushave të lojës për një periudhë të gjatë. Ka qenë vetë klubi gjerman që me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se mbrojtësi francez ka pësuar një dëmtim të kyçin e këmbës gjatë seancës stërvitore.
Bayern njofton se Pavard ka pësuar një dëmtim në ligamentet e kyçit por nuk ka specifikuar kohëzgjatjen e mungesës së yllit francez. Në çdo rast, Pavard pritet të mungojë për disa javë çka do të ishte një humbje e madhe për trajnerin Hansi Flick përpara ndeshjes së kthimit kundër Chelsea në Champions League por mbi të gjitha për këtë fund sezoni ku Bayern kërkon të fitoj trofeun më të rëndësishëm në rang klubesh.