Bayern Munich zyrtarizon dy largime nga skuadra

Max Eberl, drejtori sportiv i Bayern Munich, ka zyrtarizuar ndarjen me dy futbollistë në fundin e sezonit.

Emrat e të cilëve i zbuloi në deklaratën e dhënë pas fitores 2-0 ndaj Wolfsburgut.

“Duam të falënderojmë Eric Maxim Choupo-Moting dhe Bouna Sarr për këto 4 vite shumë të suksesshme së bashku. Të dy dhanë kontributin e tyre në shpalljen tri herë kampion të Bayernit.

Dhe në fitimin e Superkupës së Gjermanisë dhe Botërorit për Klube”, u shpreh drejtuesi bavarez në lidhje me dy futbollistët, të cilëve nuk do u rinovohen kontratat që u përfundojnë në qershor.

Sarr, anësori i djathtë francez, u bë pjesë e Bayernit në vitin 2020, duke ardhur nga Marseille. Aventura e tij gjermane u karakterizua nga shumë dëmtime dhe probleme fizike.

Në të njëjtën periudhë firmosi edhe Choupo-Moting me rekordmenët e Bundesligës, nga PSG. Sulmuesi kamerunas ka shënuar 38 gola në 122 takime të luajtur me Bayernin.

SHKARKO APP