Bayern Mynih mbyll merkaton në hyrje, Eberl: Nuk do të ketë më afrime!

Bayern Mynih i ka dhënë fund përfundimisht lëvizjeve në merkato për sa i përket afrimeve. Pas transferimeve të Ismael Saibari dhe Nathaniel Brown, të cilat i kushtuan klubit bavarez rreth 50 milionë euro në total, drejtori sportiv Max Eberl ka konfirmuar se skuadra është e kompletuar dhe nuk priten më përforcime të reja.

Në një konferencë për shtyp, drejtuesi i Bayernit hodhi poshtë të gjitha zërat e fundit të merkatos që lidhnin klubin me lojtarë të tjerë.

“Qeshja sa herë lexoja lajmet për merkato. Ne mbyllëm shumë shpejt afrimet e Nathaniel Brown dhe Ismael Saibari dhe mendova se ishte e qartë që merkatoja jonë në hyrje kishte përfunduar. Nuk ka asnjë të vërtetë në zërat e tjerë”, deklaroi Eberl.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtori sportiv bavarez foli edhe për situatën e Michael Olise, i cili gjatë Botërorit u përfol për një transferim të mundshëm te Real Madridi. Eberl theksoi se sulmuesi francez nuk ka qenë kurrë në shitje.

Swiss Digital Mobile Reklama

“E kuptoj që kishte spekulime, sepse ishte Botërori dhe flitej për Real Madridin dhe Bayern Mynihun, ndoshta dy klubet më të mëdha në botë. Por si ne, ashtu edhe Reali e kemi bërë të qartë se nuk kishte asnjë bazë për këto zëra. Shpresoj që kjo çështje të jetë mbyllur përfundimisht. Michael do të rikthehet pas turneut në Azi dhe jemi shumë të lumtur që kemi një lojtar të nivelit të tij”, u shpreh ai.

Ndryshe nga merkatoja në hyrje, ajo në dalje mbetet ende aktive. Bayern ka identifikuar tre futbollistë që nuk bëjnë më pjesë në planet e klubit dhe që janë të lirë të kërkojnë një skuadër të re.

“Ne kemi tre lojtarë që jemi gati t’i lëmë të largohen. Ata nuk kanë të ardhme te Bayern. Nëse vendosin të qëndrojnë, situata do të jetë e vështirë, sepse nuk janë pjesë e planeve tona dhe nuk do të kenë një rol”, shtoi Eberl.

Tre emrat që janë nxjerrë në merkato janë Sacha Boey, Joao Palhinha dhe Bryan Zaragoza, të cilët tashmë janë të ftuar të gjejnë një destinacion të ri përpara mbylljes së merkatos.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?