Bayern “presion” Man. City, ofron 80 milionë euro për mesfushorin

Situata tek Bayern Munchen është kaotike në këto momente.

Pasi shkarkuan trajnerin kroat, Nico Kovac, drejtuesit bavarez nuk humbasin përqendrimin për të punuar në disa fronte. Klubi gjerman po mundohet intensivisht për të përforcuar skuadrën me elementë cilësor. Sipas mediave gjermane, kampionët në fuqi të Bundesligës do të tentoi sërish të ofrojë në skuadër Leroy Sane.

Mesfushori i Manchster City, aktualisht është i dëmtuar por nuk ndodhet në planet e trajnerit Pep Guardiola. Bayerni mund të ofrojë 80 milionë euro për të siguruar shërbimet e anësorit të majtë.

SHKARKO APP