Bayern-PSG/ Zbulohen formacionet e sfidës se kthimit në Mynih

Në Allianz Arena gjithçka është gati për një nga përballjet më të rëndësishme të sezonit europian. Bayern Munich pret Paris Saint-Germain në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së UEFA Champions League, me objektivin e vetëm: finalen.

Pas sfidës së parë, që ka lënë gjithçka të hapur, trajnerët kanë vendosur për formacionet titullare, duke hedhur në fushë më të mirët për këtë duel vendimtar.

Bavarezët rreshtohen me skemën 4-2-3-1, ku në portë konfirmohet eksperienca e Manuel Neuer. Në mbrojtje aktivizohen Josip Stanisic, Dayot Upamecano, Jonathan Tah dhe Konrad Laimer. Në mesfushë, roli i balancës i besohet dyshes Joshua Kimmich dhe Aleksandar Pavlovic, ndërsa pas sulmuesit kryesor veprojnë Michael Olise, Jamal Musiala dhe Luis Diaz. Në majë të sulmit, përgjegjësia për golat mbetet mbi Harry Kane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në krahun tjetër, parizienët zbresin në fushë me një 4-3-3 ofensiv. Në portë është Matvey Safonov, ndërsa reparti defensiv përbëhet nga Warren Zaire-Emery, kapiteni Marquinhos, William Pacho dhe Nuno Mendes. Mesfusha është e ndërtuar mbi cilësinë dhe qarkullimin e topit me Fabian Ruiz, Vitinha dhe Joao Neves. Në repartin ofensiv, shpejtësia dhe fantazia vijnë nga Desire Doue, Ousmane Dembele dhe Khvicha Kvaratskhelia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?