Bayern tërheq ofertën e rinovimit me Kimmich, gjermani drejt largimit
Pas 426 ndeshjesh zyrtare me Bayern Munich dhe një numri të madh titujsh, kjo verë mund të sjell divorcin me Joshua Kimmich. Siç raportohet nga mediat gjermane, klubi i Mynihut e ka tërhequr ofertën e rinovimit për një nga kapitenët e tij. Kontrata e tij përfundon më 30 qershor 2025.
Drejtuesit e Bayernit nuk e kuptojnë hezitimin e Kimmich mbi rinovimin, sidomos duke parë ofertën e madhe ekonomike që iu bë, mbi 20 milionë euro. Ata duan një vendim të shpejtë nga mbrojtësi veteran.
Premier League, për shkak të kërkesave të tij ekonomike, duket destinacioni ideal, por Kimmich ka qenë i lidhur në të kaluarën edhe me Barcelonën e Real Madridin.
KOHA JONË SONDAZH

