Bayerni bën gati 100 milionë euro për Leao-n

Bayern Munich duket i gatshëm të transferojë Rafa Leaon. Klubi gjerman është në prag të paraqitjes së një oferte zyrtare prej 100 milionë euro për sulmuesin portugez, një shifër që ende nuk arrin vlerësimin që kuqezinjtë i kanë vendosur yllit të tyre, por që megjithatë përbën një propozim të rëndësishëm, që meriton të analizohet me kujdes.

Nuk përjashtohet që në marrëveshje të mund të përfshihet edhe ndonjë lojtar si Kim Min-jae, i cili pritet të largohet nga Bayern dhe që mund të jetë një profil i pëlqyer nga trajneri Massimiliano Allegri, nëse ky i fundit do të ulej në stolin e Milanit.

Në fakt, të dhënat aktuale flasin qartë, Mike Maignan është shumë pranë kalimit te Chelsea, edhe pse ka ende diferencë mes kërkesës së Milanit (30 milionë euro) dhe ofertës së londinezëve (20 milionë me bonuse), palët janë në bisedime të avancuara.

Leao pret zhvillime nga klubi për të ardhmen e tij, ndërsa Theo Hernandez është në pritje të një oferte të rëndësishme nga një klub europian që do ta bindë. Atletico Madrid? Po, është në listë, por deri tani nuk ka pasur ofertë zyrtare.

SHKARKO APP