Bayerni bën gati ofertën për super talentin Nico Williams
Bayern Munich është gati të futet fuqishëm në garë për Nico Williams. Anësori i Atlethletic Bilbaos ka një klauzolë prej 58 milionë euro, një shifër që nuk e tremb aspak klubin bavarez.
Barcelona në verë u përfol shumë se do të ishte skuadra e ardhshme e Williams, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Për 22-vjeçarin, i cili shkëlqeu në Europianin në Gjermani ka një interesim të madh edhe nga PSG.
Nuk përjashtohet as mundësia që Barcelona të përfshihet sërish në garë, por një gjë e tillë do të varet shumë dhe nga dëshira e lojtarit. /R.Lika-Koha Jonë/