Bayerni bën gati revolucionin në verë, mund të largohen 5 senatorë

Pak humbje, por të rënda. Bayerni pasi fitoi kampionatin e kaluar falë “dhuratës” nga Borussia Dortmund, po përpiqet të rindërtojë skuadrën duke ndjekur këshillat e trajnerit Thomas Tuchel.

Ish-trajneri i Paris Saint-Germain dhe Chelsea nuk është plotësisht i kënaqur me skuadrën në dispozicion dhe po mendon për një revolucion të vërtetë.

Sipas gazetës “Bild”, klubi gjerman e shikon si një pikë kthese. Manuel Neuer dhe Thomas Müller, legjendat e bavarezëve, janë tashmë në fazën e fundit të karrierës së tyre dhe askush nuk duket se është gati të marrë stafetën e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dretjuesit janë të zhgënjyer nga disa lojtarë që sipas tyre duhet të ishin më shumë lider në fushë si Joshua Kimmich, Leon Goretzka, Alphonso Davies dhe Serge Gnabry.

Swiss Digital Mobile Reklama

Askush nuk do të lëvizë në janar, por në rast të ofertave të mëdha verën e ardhshme, ato nuk do të frenohen. Prioriteti për Bayernin do të jetë nënshkrimi i një mbrojtësi cilësor si Ronald Araujo. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?