Bayerni bën gati revolucionin në verë, vetëm 4 lojtarë janë të paprekshëm

Bayern Munich nuk po kalon një sezon aspak pozitiv. Skuadra e trajnerit Thomas Tuchel humbi Superkupën e Gjermanisë, tashmë është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë dhe është 8 pikë prapa Bayer Leverkusen në Bundesligë.

Klubi tashmë po planifikon të ardhmen dhe së shpejti do të fillojë një proces rinovimi, i cili do të përfshijë marrjen e disa vendimeve të pakëndshme, ku fillimisht i pari që e ka pësuar është trajneri Tuchel.

Sipas “AS”, një nga prioritetet do të jetë gjetja e një trashëgimtari të denjë për Alaba, i cili nuk është zëvendësuar që kur u shit te Real Madrid. Upamecano nuk ka bindur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Koreano-jugori Kim dhe De Ligt nuk kanë bindur sa herë u është dhën ëmundësia. Kimmich është gjithashtu pak i vetëm në mesfushë dhe ka nevojë për dikë që ta mbështesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetëm 4 janë të paprekshëm deri më sot. I pari është sulmuesi Harry Kane, i cili u ble nga Tottenhami verën e kaluar dhe ka shënuar 25 gola në 22 ndeshje të Bundesliga. Të tjerët që njihen si të domosdoshëm janë portieri Manuel Neuer, mesfushori sulmues Thomas Muller dhe sulmuesi Jamal Musiala.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?