Bayerni bleu 10 super futbollistë me vlerën e një goditje të Barcelonës

Barcelona nuk është një shembull për t’u marrë kur bëhet fjalë për merkaton e futbollistëve. Skuadra katalanase pak herë në vitet e fundit ka qenë e suksesshme në kryerjen e transferimeve të duhura. Krejt ndryshe është Bayerni, që gjithmonë ka arritur të bëjë lëvizjet e duhura në momentet e duhura.

Leon Goretzka, Joshua Kimmich dhe Serge Gnabry konsiderohen si e ardhmja e futbollit te Bayern dhe në kombëtaren gjermane, por pavarësisht cilësive, blerja e tyre ka kushtuar më pak se 16.5 milionë euro.

Leroy Sane ishte dhurata e fundit për tifozët nga drejtuesit e gjigantit bavarez, të cilët synojnë që të dominojnë edhe për shumë vite më radhë arenën futbollistike. 60 milionë eurot e shpenzuara për kartonin e 24-vjeçarit është tepër e lartë krahasuar me shumë marrëveshje që Bayern ka mbyllur në vitet e fundit.

Nëse kësaj liste i bashkohen edhe emra si Robert Lewandowski, Thiago apo dhe Jerome Boateng, shpenzimet totale arrijnë në jo më pak se 144 milionë euro, thuajse sa gjysma e atyre që nxjerrin nga xhepi shumica e skuadrave elitare në Europë.

Thuajse një formacion i tërë, por shpenzimet e Bayern as nuk krahasohen me ato të shpenzuara nga Barcelona, që vetëm për të marrë Philippe Coutinho nga Liverpooli pagoi 145 milionë euro. Lëvizje që rezultoi e dështuar, pasi braziliani u transferua në formë huazimi te Bayerni. Fakte që tregojnë se Bayern shpenzon me mend kur futet në merkato, duke qenë edhe shembull për shumë skuadra që duan të arrijnë majat.

 

SHKARKO APP