Bayerni dhuron spektakël në Bundesligë, mund me 5 gola Frankfurtin (VIDEO)

Bayern Munich nuk di të ndalet në Bundesligë, duke arritur fitoren e radhës. Pasditen e sotme kampionët e Gjermanisë shkatërruar në shifrat 5-2 Eintracht Frankfurtin, një ndeshje që dhuroi emocione të shumta.

Leon Goretzka zhbllokoi rezultatin në minutën e 17-të, ndërkohë që në fundin e fraksionit të parë Thomas Muller do të shënonte emrin në listën e golashënuesve.

Në fillimin e pjesës së dytë nuk mund të mungon goli i Robert Lewandowskit që në sekondat e para. Më pas do të vinte reagimi i furishëm i Frankfurtit që gjeti dy herë rrugën e rrjetës në harkun e 3 minutave me të njëjtin autor, Martin Hinteregger.

Duket se ndeshja e sotme ishte perfekte për mbrojtësin, derisa ai e dërgoi topin në portën e tij në minutën e 74-t. Disa minuta më përpara, Bayerni kishte shënuar me Davies, duke marrë 3 pikët e radhës që e mbajnë në krye të renditjes me 61 pikë, 4 më shumë se Dortmundi. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP