Bayerni fiton me lehtësi me “poker” ndaj Union Berlin (VIDEO)
Bayern Munich merr një fitore bindëse 4-0 ndaj Union Berlin, në ndeshjen e javës së 27-të të Bundesliga, të zhvilluar në Allianz Arena.
Bavarezët zhbllokuan sfidën në minutën e 43-të me anë të Michael Olise, ndërsa vetëm pak çaste më vonë, në shtesën e pjesës së parë, Serge Gnabry dyfishoi shifrat, duke mbyllur 45 minutat e para me epërsinë e sigurt të vendasve.
Në pjesën e dytë, dominimi i Bayernit vijoi pa asnjë diskutim. Harry Kane realizoi golin e tretë në minutën e 49-të, ndërsa Gnabry vulosi rezultatin përfundimtar në minutën e 67-të, duke shënuar dopietën personale.
Nga ana tjetër, Union Berlin u shfaq i pafuqishëm përballë presionit të kundërshtarit dhe nuk arriti të krijojë rrezik real në portën e Bayernit gjatë gjithë takimit.
Me këtë sukses, Bayern Munich ngjitet në kuotën e 70 pikëve në krye të renditjes, ndërsa Union Berlin mbetet në vendin e 11-të me 31 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

