Bayerni fiton me lehtësi ndaj Frankfurtit dhe ruan kreun e renditjes
Bayern Munich vijonformën e shkëlqyer në Bundesligë, duke regjistruar fitoren e gjashtë radhazi dhe duke kryesuar kampionatin me pikë të plota pas 6 javësh. Këtë herë, skuadra e Thomas Tuchel triumfoi 3-0 në transfertë ndaj Eintracht Frankfurt, me një tjetër paraqitje bindëse.
Bavarezët e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh pas vetëm 15 sekondash lojë. Luis Díaz përfitoi nga një asist i Serge Gnabry dhe shënoi një nga golat më të shpejtë në historinë e Bundesligës, i treti më i shpejtë pas Volland dhe Bellarabi.
Në minutën e 28-të, ishte radha e Harry Kane për të dyfishuar shifrat, me një goditje të fortë nga jashtë zone që la të pafuqishëm portierin vendas.
Në fundin e takimit, Luis Díaz kompletoi paraqitjen e tij të jashtëzakonshme duke realizuar gol të dytë personal në minutën e 85-të.
KOHA JONË SONDAZH

