Bayerni fiton me poker ndaj Gladbah dhe blindon kreun e renditjes
Bayerno mori një fitore bindëse ndaj Borussia Mönchengladbach me rezultat 4-1 në javën e 25-të të Bundesliga, në stadiumin Allianz Arena.
Skuadra bavareze vazhdon dominimin në krye të renditjes, duke e çuar totalin e pikëve në 66 dhe duke krijuar përkohësisht një diferencë prej 14 pikësh ndaj rivalëve të Borussia Dortmund. Në anën tjetër, Mönchengladbach mbetet me 25 pikë dhe renditet përkohësisht në vendin e 12-të.
Bayern kaloi në avantazh në minutën e 33-të falë golit të Luis Díaz, pas asistimit nga Leon Goretzka. Vetëm pak para përfundimit të pjesës së parë, në minutën 45+1, Konrad Laimer dyfishoi epërsinë për bavarezët pas një asistimi nga Díaz.
Në pjesën e dytë, dominimi i vendasve vazhdoi. Jamal Musiala shënoi golin e tretë nga pika e penalltisë në minutën e 57-të, duke e bërë edhe më të vështirë misionin për mysafirët. Goli i katërt për Bayern erdhi në minutën e 79-të me autor Nicolas Jackson, i cili realizoi pas asistimit nga Lennart Karl.
Në minutën e 89-të, mysafirët arritën të shënojnë golin e nderit me Wael Makhia, duke vulosur rezultatin përfundimtar 4-1 në favor të Bayern Munich.
KOHA JONË SONDAZH

