Bayerni fiton miqësoren me Valencian
Bajerni i Mynihut i nis me goleadë përgatitjet për sezonin e ri. Skuadra e Pep Guardiolës mundi me rezultatin e thellë 4-1 Valencian, në një miqësore të luajtur në Kinë, ku bavarezët u ndjenë si në shtëpi teksa patën dhe përkrahjen e publikut vendas. 49 mijë spektatorë ndoqën nga afër suksesin e Bajernit, që e nisi menjëherë shumë mirë takimn me një gol që në minutën e 16-të të Thomas Muller.
Valencia, që është një prej skuadrave më të përforcuara në këtë merkato vere arriti të barazojë në të 27-tën me anë të Rodrigos, por para fundit të pjesës së parë Bajerni u rikthye në epërsi me një tjetër gol të Thomas Muller. Skuadra valenciane, e cila këtë vit do të luajë në Champions, mori një leksion futbolli nga Bajerni në pjesën e dytë që vazhdoi të thellonte më tej shifrat, teksa në të 54-trën ishte Alcantara që shënoi ndërsa në të 69-tën, Robert Lewandowski vulosi rezultatin përfundimtar në 4-1 me një gol fantastik.
KOHA JONË SONDAZH

