Bayerni “fut hundët” në merkaton e United, synon mbrojtësin e Napolit

Bayern Munchen ka në listën e dëshirave Kim Min-jae. Mbrojtësi nga Koreja e Jugut, shkëlqeu në sezonin e parë në Serie A me Napolin. 26-vjeçari kërkohet nga Manchester Utd. Shtatlarti aziatik është objektivi kryesor i Ten Hag për qendrën e mbrojtjes.

“Djajtë e Kuq” janë gati të paguajnë klauzolën prej 60 milionë euro, por garës i janë bashkuar edhe kampionët e Gjermanisë. Bayerni e cilëson kolegun e Rrahmanit te Napoli si zëvendësuesin perfekt të Lucas Hernandez.

Francezi ka kërkuar shitjen te PSG, ndërkohë që drejtuesit gjermanë kanë piketuar Kim si pasuesin e tij.

SHKARKO APP