Bayerni gati të blindojë Harry Kane deri në vitin 2027
Sulmuesi anglez Harry Kane është pranë zgjatjes së kontratës me Bayern Munich, pavarësisht se marrëveshja aktuale e lidh atë me klubin bavarez deri më 30 qershor 2027.
Drejtuesit e klubit gjerman janë të kënaqur me paraqitjet e kapitenit të kombëtares angleze dhe synojnë ta mbajnë atë edhe më gjatë në Mynih. Kane po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm, ku deri tani ka realizuar 45 gola në të gjitha kompeticionet.
Sipas raportimeve nga mediat gjermane, kontaktet e para mes palëve kanë qenë pozitive dhe ekziston optimizëm se marrëveshja për rinovimin e kontratës mund të arrihet brenda një periudhe relativisht të shkurtër. Kontrata e re mund të përfshijë edhe përmirësime financiare, sidomos në formën e bonuseve që lidhen me numrin e golave të shënuar.
Ndërkohë, emri i Kane u përmend së fundmi edhe në lidhje me një interesim nga Barcelona. Kandidati për presidencën e klubit katalanas, Xavier Vilajoana, zbuloi se kishte kontaktuar përfaqësuesit e sulmuesit anglez.
KOHA JONË SONDAZH

