Bayerni hidhet në sulm për mbrojtësin e United, por duhen 20 milionë euro

Raphael Varane pritet të largohet nga Anglia, pasi i skadon kontrata me Manchester United. Pasi e nisi mjaft mirë sezonin me gol kundër Wolverhampton, qendërmbrojtësi francez më pas hasi vështirësi për ë gjetur hapësira.

Ai është aktivizuar vetëm në ndeshjet kundër Liverpool dhe Aston Villa që nga minuta e parë, me një total prej 915 minutash në sezon, duke përfshirë sfidat e Championsit dhe Premier League.

Me shumë mundësi mbrojtësi nuk do të rinovojë kontratën me Djajtë e Kuq. Sipas asaj që raporton Sport, ish-lojtari i Real Madridit ka përfunduar në orbitën e Bayernit. Skuadra gjermane do të duhet të paguajë 20 milionë euro për të blerë kartonin e tij nga United. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?