Bayerni i pamëshirshëm, tërmet 8-ballësh ndaj Wolfsburgu-t
Bajerni i Mynihut vijon serinë fantastike në Bundesligë, duke shkatërruar Wolfsburgun me rezultatin 8-1 në ndeshjen e 16-të të kampionatit, të luajtur në Allianz Arena. Me këtë fitore, ekipi i drejtuar nga Kompany rrit diferencën në klasifikim ndaj Borussia Dortmund, tani 11 pikë larg vendit të dytë.
Takimi nisi me ritëm të lartë nga vendasit, të cilët kaluan menjëherë në avantazh në minutën e 5-të, falë një autogoli të Fischer. Wolfsburgu reagoi dhe barazoi shifrat në minutën e 13-të me golin e Pejcinovic, por më pas Bajerni mori nën kontroll plotësisht ndeshjen. Luis Diaz shënoi golin e avantazhit që mbylli pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, bavarezët dominuan plotësisht, me Olise që shënoi një dopietë, ndërsa kontribuan edhe Guerreiro, Kane dhe Goretzka. Një tjetër autogol i Jenz u regjistrua për Wolfsburgun, duke kompletuar listën e shënuesve.
KOHA JONË SONDAZH

