Bayerni i rikthehet pistës Sane, gati transferimi gjatë verës

Bayern Munich nuk heq dorë nga Leroy Sane. Telenovela që ka nisur që verën e kaluar nuk ka përfunduar ende sepse pavarësisht problemeve fizike të talentit të kombëtares gjermane, bavarezët nuk kanë hequr dorë nga Sane dhe janë gati të bëjnë shpenzime marramendëse për të blerë kartonin e tij.

Sipas “SportBild”, trajneri i Bayernit Hansi Flick ka patur një bisedë telefonike me futbollistin që ka zgjatur rreth gjysmë ore, dhe i ka shprehur dëshirën për ta marrë me çdo kusht te skuadra e tij në verë.

Para 1 viti Manchester City kërkonte më shumë se 100 milionë euro për kartonin e Leroy Sane ndërkohë që tashmë vlera e tij do të jetë më e ulët.

 

SHKARKO APP