Bayerni i shënon 7 gola Union Berlinit, Olise shkëlqen me tripletë
Bayern Munich ka dhuruar një tjetër spektakël në Bundesliga, duke mposhtur me rezultatin e thellë 7-0 Union Berlin në Allianz Arena, në ndeshjen e parë të javës së katërt të kampionatit gjerman.
Skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany arrin kështu kuotën e 10 pikëve pas katër javësh dhe merr përkohësisht kreun e vetëm të tabelës. Kampionët gjermanë kanë shënuar plot 14 gola në kampionat deri tani, me një mesatare prej gati katër golash për ndeshje.
Protagonisti kryesor ishte, si gjithmonë, Harry Kane. Sulmuesi anglez realizoi dy gola dhe shkroi një tjetër kapitull në historinë e Bundesliga-s. Kane ka arritur tashmë në kuotën e 100 golave, ndërsa më pas edhe në 101, në vetëm 98 ndeshje të luajtura në kampionatin gjerman, një rekord absolut.
Por spektakli në Allianz Arena kishte edhe një tjetër protagonist. Michael Olise ishte i jashtëzakonshëm, duke realizuar një tripletë dhe duke konfirmuar formën fantastike që po kalon. Francezi ka kontribuar deri tani me 11 gola dhe asistime në shtatë ndeshje të sezonit, me 8 gola dhe 3 asistime.
Me këtë fitore bindëse, Bayern Munich ngjitet në krye të renditjes me 10 pikë, në pritje të rezultateve të rivalëve që mund të ndryshojnë pozicionet në tabelë.
KOHA JONË SONDAZH

