Bayerni kërkon mbrojtësin e Newcastle pas emergjencës në prapavijë
Bayerni është në kërkim të një mbrojtësi pas dëmtimit të de Ligt, që ka shtuar emergjencën në repartin e prapavijës. Mediat gjermane bëjnë më dije se një nga profilet që po ndiqet me interes për në janar është Kieran Trippier.
Ekipi bavarez e sheh mbrojtësin e Newcastle si një lojtar që mund të bëjë mirë në mbrojtje. Mukiele ishte një alternativë e preferuar, por vështirë se ky i fundit do të largohet nga PSG.
Buongiorno i Torinos është emri i tretë, por vlera e kartonit të tij i kalon 25 milionë euro, një shifër që Bayerni nuk dëshiron ta harxhojë në janar. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

