Bayerni kërkon yllin e “pashitshëm” të Barcelonës
Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong ka hedhur një hap të rëndësishëm në formimin e tij si lojtar i madh në Europë. Nën urdhrat e trajnerit Koeman, holandezi ka kontribuar në disa ndeshje radhazi që Barcelona të marrë rezultate pozitive.
Rendimenti i tij nuk po kalon i pa vëzhguar nga ekipet e tjera dhe gazeta gjermane “Bild” shkruan se mesfushori është një nga prioritetet më të mëdha të Bayernit për të forcuar skuadrën për sezonin e
De Jong u kërkua edhe në këtë sezon nga bavarezët, por për Barcelonën ishte i pashitshëm. Kriza ekonomike që ka përfshirë klubin katalanas mund t’i detyrojë drejtuesit që të marrin vendime të rëndësishme për të ardhmen e të sakrifikojnë ndonjë lojtar.
Ndërkohë, skuadra e Barcelonës mund ta zëvendësojë De Jong-un me patriotin e tij, Wijnaldum. Mesfushori i Liverpoolit nuk e ka rinovuar ende kontratën me skuadrën angleze dhe në fundin e sezonit do të jetë futbollist i lirë.